Vendosni fjalën kyçe....

Ekstradohet në SHBA shefi i ‘Los Salazar’, i lidhur me kartelin Sinaloa


Adan Salazar Zamorano, i identifikuar si kreu i grupit kriminal ‘Los Salazar’, i lidhur me kartelin Sinaloa, u ekstradua në Shtetet e Bashkuara.

Ai dyshohet se është përgjegjës për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Meksika në SHBA.

Në përputhje me Traktatin e Ekstradimit të nënshkruar midis Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm (FGR) ekstradoi Salazar, alias ‘Don Adan’ në SHBA. Ai kërkohet nga autoritetet e drejtësisë në Texas për krime të ndryshme.

Ekstradimi u bë në Aeroportin Ndërkombëtar të kyeqytetit Meksiko City (AICM) tek agjentët e SHBA-ve tës caktuar për ta transferuar atë deri në fund të procesit.