Kryeministri Edi Rama ka folur sot dhe për shërbimet online të Kadastrës.
Rama ka kundërshtuar konstatimin se kalimi online i shërbimeve ka sjellë shumë probleme për qytetarët dhe noterët.
Ai tha se faktet flasin ndryshe dhe se numri i shërbimeve është shumë më i lartë, duke i cilësuar shumë noterë hiena.
“Çudi sepse faktet flasin ndryshe, nëse shihni volumin e shërbimeve të dhëna nga Kadastra që kur ka kaluar në këtë sistem krahasuar më parë është shumë më i lartë, i shërbimeve të dhëna. Natyrisht është një sistem që noterët i nervozon, patjetër. Shumë të tjerë që i kanë qëndruar rreth e rrotull Kadastrës si hiena janë jo të nervozuar, por shumë të agresivizuar dhe mbi të gjitha ky sistem kërkon pak punë në fillim kur fillon ta përdoresh“, tha Rama.