Pak orë pasi hodhi poshtë ndihmën e Shqipërisë lidhur me zjarret që kanë përfshirë vendin, Greqia ka pranuar mbështetjen nga Shqipëria.
58 zjarrfikës e 10 mjete zjarrfikëse janë nisur drejt vendit fqinj për ta ndihmuar këtë të fundit që të përballojë gjendjen e vështirë të shkaktuar nga zjarret.
Fillimisht Greqia kërkon ndihmë përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, ku bën pjesë edhe Shqipëria.
Pas kësaj 58 forca zjarrfikëse u nisën por u lanë të prisnin disa orë në doganën e Kapshticës e më pas u kthyen mbrapsht nga pala greke. Kjo e fundit tha se ishin plotësuar nevojat për ndërhyrjen nga toka.
“Nga pala greke jemi njoftuar se nuk është më e nevojshme ndërhyrja me modulet tokësore të ofruar nga Shqipëria për shkak se ato janë plotësuar nga vende të tjera”, njoftoi ministria.
Megjithatë së fundmi Greqia e ka pranuar ndihmën e ofruar nga Shqipëria e zjarrfikësit shqiptarë do nisen drejt vendit fqinj.