Ish kryeministri Sali Berisha bëri sërish thirrje për protesta kundër qeverisë, teksa tha se tashmë edhe të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë janë në dorë të mafies.
Duke folur nga mbledhja e kryesisë, Berisha u shpreh se vetëm në Shqipëri ndodh që vota të prodhojë krimin dhe krimi të prodhojë votën.
“Në revanshin e tij krimi i organizuar kapi zyrtarisht me mandat parlamentar drejtimin e ministrisë së presupozuar të anti-krimit. Detyra e opozitës është të bindë çdo anëtar të saj të ngrihemi në protesta të qëndrueshme dhe të mos ulim kokën. Ti shtrish qafën krimit do të thotë të të press kokën. Këta janë kriminelë që duhen larguar një orë e më parë nga pushteti. Këta i kanë marrë të dhënat personale shqiptarëve dhe ia kanë dorëzuar krimit. Askush nuk mund t’i japë përgjigje kësaj situate veç opozitës dhe shqiptarëve. është absurde të presësh që SKAP i partisë do ndërtojë shtetin. Ata që kërkojnë këtë, nuk janë realistë. Ata janë një tani dhe janë një kundër popullit opozitar. Nuk ndodh kund veç Shqipërisë që krimi të prodhojë votën dhe vota krimin. Ne do të bëjmë që vota të prodhojë shpresën dhe të ardhmen”, u shpreh Berisha.