Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky flet për kundërsulmin ndaj Rusisë: Po ecim në drejtimin e duhur


Ushtria ukrainase po përparon ngadalë por me siguri në shtytjen e saj kundër linjave mbrojtëse ruse, ka pohuar presidenti Vladimir Zelensky.

Raportet e medias sugjeronin më parë se mbështetësit perëndimorë të Kievit po humbnin besimin te kundërsulmi.

“Ne mund të shohim se në cilat drejtime po ecim përpara. Është shumë e vështirë për ne, sepse ka mijëra mina”, tha udhëheqësi ukrainas gjatë një konference për shtyp të mërkurën, kur u pyet për fushatën e armatosur kundër Rusisë.

Megjithatë, lideri ukrainas, duke folur së bashku me kryeministrin finlandez Petteri Orpo në Kiev, këmbënguli se, duke gjykuar nga raportet nga ushtria, ‘ne po ecim gradualisht përpara. Ngadalë, por në drejtimin e duhur’.

Qeveria ukrainase nisi kundërsulmimin e saj të shumëpërfolur kundër Rusisë në fillim të qershorit.