Rithemelimi i PD-së ka propozuar gjashtë emra për Primaret prej nga ku do dalë kandidati që do e përfaqësojë në zgjedhjet e 224 shtatorit për bashkinë e Kukësit pas dorëheqjes së Safet Gjicit.
Ndër emrat bën pjesë edhe kreu i degës së PD-së Kukës që kontrollohet nga Basha, Arif Rexhmati.
Berisha e ka bërë të qartë më herët se nuk do ketë asnjë bashkëpunim apo aleancë me Bashën për zgjedhjet.
Ai ka hedhur poshtë në disa raste propozimin e këtij të fundit për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e 24 shatorit.