Policia e Tiranës nëpërmjet pamjeve filmike ka gjobitur një drejtues mjeti i cili u filmua duke bërë drift në sheshin “Nënë Tereza”.
Bëhet me dije se drejtuesi i një “Benzi” është gjobitur me 60 000 lekë, për shkelje të nenit 139/3 të Kodit Rrugor, për rregullimin e shpejtësisë në qendra të banuara.
“Policia Rrugore e Tiranës ka evidentuar nëpërmjet pamjeve filmike, ka shoqëruar dhe ka ndëshkuar me masë administrative 60 000 lekë, drejtuesin e mjetit, për shkelje të nenit 139/3 të Kodit Rrugor, për rregullimin e shpejtësisë në qendra të banuara.
Kujdes! Drifting në qendra të banuara ndalohet nga Kodi Rrugor! Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!”-njofton policia.