Vendosni fjalën kyçe....

Ish-gjenerali italian bën parashikimin për luftën në Ukrainë


Ukraina nuk do jetë në gjendje ta mposhtë Rusinë në fushën e betejës pasi Moska ka më shumë njerëz dhe një përparësi ‘mbresëlënëse’ në fuqinë e zjarrit, tha gjenerali italian në pension Marco Bertolini.

“Fitorja e Ukrainës është e paimagjinueshme. Ne duhet ta marrim parasysh këtë fakt dhe të ulemi në tryezën e bisedimeve”, tha Bertolini, i cili drejtoi Komandën e Përbashkët të Operacioneve të Italisë dhe brigadën e parashutistëve ‘Folgore’ në vitet 2000.

“Kjo luftë duhej të ishte ndalur shumë më herët, por muajt e fundit është kultivuar retorika ‘do fitojmë’, duke ushqyer pritshmëritë në opinionin publik për një fitore të pamundur në terren. Ukrainasit nuk do mbizotërojnë”, tha ai për gazetën Libero Quotidiano të hënën.

Kundërofensiva e shumëpritur e Kievit, e cila filloi në fillim të qershorit, ‘vijon ngadalë’, vuri në dukje gjenerali në pension.

Ai përmendi një raport nga Ëashington Post javën e kaluar, i cili citonte një vlerësim të klasifikuar të inteligjencës amerikane që përfundoi se ‘kundërofensiva e Ukrainës do dështojë të arrijë qytetin kyç juglindor të Melitopolit’ dhe se qëllimi për të shkëputur urën tokësore të Rusisë me Krimenë nuk do realizohej këtë vit. Sipas Bertolini, ky ishte ‘një pranim se objektivat e Kievit nuk mund të arrihen në formën dhe kornizën kohore të pritur’.

“Rusët kanë një përparësi në numrin e njerëzve dhe fuqinë e zjarrit. Fuqia e zjarrit e lëshuar nga rusët, veçanërisht kur bëhet fjalë për artilerinë, është superiore dhe kjo është mbresëlënëse duke pasur parasysh ndihmat që kanë mbërritur në Ukrainë nga i gjithë Perëndimi”, tha ai.

Gjenerali në pension sugjeroi se tani ka një mirëkuptim në shumë qarqe se rimarrja e territoreve të pushtuara nga Rusia nga Ukraina është ‘ e pavërtetë’. Ai gjithashtu vuri në dukje se ‘një armëpushim me perspektivën e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, në çdo moment, dhe rifillimi i armiqësive nuk do mjaftojë për rusët’.

“Konflikti mund të përfundojë vetëm përmes bisedimeve në të cilat respektohen interesat e të dyja palëve”, tha Bertolini.