Vendosni fjalën kyçe....

Ndezi zjarr për të djegur barishtet, flakët shkrumbojnë dhjetëra hektarë, ndalohet 42-vjeçari në Fier


Një 42-vjeçar është arrestuar në Fier pasi akuzohet për një zjarrvënie që dogji dhjetëra hektar në fshat.

Në pranga ka rënë Fabio Rrapaj, i cili ndezi një zjarr për të djegur barishtet në tokën e tij, po flakët u përhapën duke djegur një sipërfaqe të madhe.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Jarua ndërsa sipërfaqja e djegur përfshin rreth 20 hektarë bimësi, 2 hektarë vreshta e 400 rrënjë ullinj.