Vendosni fjalën kyçe....

“Nese është i sigurt, le ta pijë shefi i Agjencisë Atomike” – Kina kritikon ashpër hedhjen në oqean të ujërave të centralit japonez


Kina ka kritikuar ashpër Japoninë lidhur me lëshimin në oqean të ujërave të centralit bërthamor të Fukushimës, i cili pësoi një defekt të rëndë në tërmetin e vitit 2011. Kompania synon të lëshojë gjithsej një milion ton metrikë ujë në oqean, duke filluar me rreth 7,800 metra kub për 17 ditë.

Tokio këmbëngul se ujërat janë trajtuar dhe nuk përbëjnë rrezik për njerëzimin apo jetën detare, por fqinjët e Japonisë nuk janë dakord. Propozimi i lëshimit në oqean është miratuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), e cila tha se ndikimi në mjedis do ishte ‘i papërfillshëm’.

Sipas mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së, ujërat e zeza përmbajnë rreth 190 bekerel tritium për litër, shumë më poshtë kufirit prej 10,000 bekerel të vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Drejtori i Përgjithshëm i IAEA Rafael Grossi kohët e fundit pohoi se ujërat ishin mjaft të sigurta për t’u pirë dhe për të notuar. Megjithatë, ai nuk iu përgjigj kërkesës së Pekinit për ta pirë atë personalisht.

“Kina dhe palët e tjera të interesuara kanë vënë në dukje në shumë raste se edhe nëse uji i ndotur nga Fukushima është vërtet i sigurt, Japonia nuk do duhet ta hedhë atë në det”, u tha Ëang gazetarëve të martën.

Ndërsa Pekini nuk specifikoi masat që synon të ndërmarrë si përgjigje, rajonet e posaçme administrative të Kinës të Hong Kongut dhe Makaos kanë thënë tashmë se do ‘aktivizojnë menjëherë’ kontrollet e importit për ushqimet e detit japonez, duke mbuluar gjithashtu peshqit e gjallë, të ngrirë, në frigorifer dhe të tharë si dhe kripën e detit dhe algat.