Vendosni fjalën kyçe....

Nukla të reja brenda ministrive, do merren me inovacionin, Balluku: Paga më të larta se sektorët e tjerë


Një sektor i ri do krijohet pranë ministrive.

Sektori në fjalë do ketë në qendër inovacionin e vendimi është marrë në mbledhejn e Këshillit të Ministrave.

Sipas zv.kryeministres Balluku ngritja e e sektorëve ka qenë kërkesë e kryeministrit Rama. 

Ajo sqaroi se nuklat do propozojnë projekte të reja ndërsa anëtarët e tyre do paguhen me paga më të larta se pjesët e tjera të administratës.

“Mbledhje shumë konstraktive më shumë biseda me plane dhe programe për të ardhmen. Krijimi i nuklave të inovacionit nëpër ministri, kërkesë e kryeministrit e lindur për shkak të zhvillimeve inovative që ndodhin në Shqipëri. Tashmë Shqipëria operon me teknologji moderne, siç janë satelitët.

Duke pasur këto zhvillime teknologjike ne na ka lindur nevoja që brenda ministrive tona të kemi nukla inovacioni, do propozojnë projekte të reja. Do na duhet që të dalim në tregun shqiptar për të përthithur sa më shumë njerëz të dhënë ndaj inovacionit. Për të qenë sa më konkurrues, duke ditur pagat për këtë sektor, ne sigurisht kemi vendosur që ta aplikojmë siç kemi bërë me disa kategori të administratës të paguhen me paga më të larta se sa sektorët e tjerë. Në ditët në vijim ne do të kemi mundësi që brenda vjeshtës t’i kemi të disponueshme brenda secilës ministri. Sot kemi diskutuar gjithashtu për një vendqëndrim të përbashkët të secilës prej këtyre nuklave. Praktika të mira ndërkombëtare. Në vazhdim do të informojmë publikun për këtë vendimmarrje te qeverisë shqiptare për t’i dhënë inovacionit një frymëmarrje sa më të madhe.” – deklaroi Balluku.