Vendosni fjalën kyçe....

Pacienti i vë flakën dhomës në Spitalin Psikiatrik në Kosovë, humb jetën nga asfiksia


Një pacient i Spitalit Psikiatrik në Kosovë ka humbur jetën pas një zjarri që ra në departamentin e urgjencës, ndërsa pesë të tjerë u lënduan.

Pacienti ka humbur jetën si pasojë e asffiksisë nga tymi ndërsa mes të lënduarve janë edhe dy mjekë e dy infermierë si  dhe një pacient tjetër.

“Mbrëmë rreth orës 23:00, në Repartin e Urgjencës dhe Intensives Psikiatrike ka ndodhur një zjarr, në njërën nga dhomat e tipit të mbyllur, ku qëndrojnë pacientët përkohësisht, pacientë në gjendje të agresivitetit dhe agjitimit të theksuar psikomotor, jo koshient për gjendjen mendore. Në të njëjtin Repart, në të njëjtën kohë, dyshohet se një pacient i ka vënë zjarrin në rrethana të panjohura dhomës së tipit të mbyllur, me ç’rast si pasojë e ngulfatjes nga tymi (asfiksioni) ai ka humbur jetën, përkundër përpjekjeve maksimale të stafit shëndetësor për ta shpëtuar pacientin.” – ka njoftuar qendra spitalore e Kosovës në një deklaratë për shtyp.