Partizani humbi 1-0 në Kazakistan nga vendasit e Astanës në ndeshjen e parë të play-off të Conference League, duke lënë të hapur çështjen e kualifikimit në grupe të këtij kompeticioni.
Një humbje minimale që lë shanse për të kuqtë në kthim.
Kazakët gjetën golin e parë në minutën e 41-të me anë të Loçar, i cili me një gjuajtje nga jashtë zone mposht portierin Qirko.
Në minutën e fundit shtesë të pjesës së parë Astana shënon edhe golin e dytë, por fati kësaj here është me Partizanin, pasi për punë centimetrash VAR jep pozicion jashtë loje. Në pjesën e dytë kampionët e Shqipërisë dalin më përpara dhe në minutën e 62-të krijojnë një mundësi të mirë shënimi, me Rrapajn që për pak nuk shënon, topi shkon gjitur me shtyllën.
Vendasit zgjohen dhe marrin frenat e lojës në dorë, duke realizuar tjetër gol të bukur, por edhe në këtë rast Partizani është me fat, pasi VAR sheh sërish pozicion jashtë loje.
Në fund Astana shënon një tjetër gol, por VAR kthehet në makth, anulohet përsëri për jashtë loje. Kazakët insistojnë në 9 minutët shtesë, por nuk ia dalin dot.
Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në “Elbasan Arena”.