Partia Socialiste ka miratuar emrin e kandidatit që do garojë në zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Kukësit.
Albert Halilaj i cili mban postin e Prefektit të Qarkut u zgjodh nga Asambleja e PS-së për të garuar më 24 shtator.
Drejtuesi politik i qarkut, Pandeli Majko bëri me dije emrin e kandidaturës për Bashkinë e Kukësit.
“Sot, asambleja e Partisë Socialiste miratoi kandidaturën e Albert Halilaj! Shtabi elektoral bëri mbledhjen e parë! Vështirësia është sfidë dhe jo pengesë për familjen tonë! Do ja dalim!”, shkruan Majko.
Zgjedhjet e parakohshme zhvillohen në Kukës pasi skandalit seksual që përfshiu kryetarin e zgjedhur më 14 maj Safet Gjici.