Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina nuk kishte asnjë lidhje me rrëzimin e avionit që supozohet se ka vrarë shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin të mërkurën, raportuan mediat shtetërore ukrainase.
Duke folur në një konferencë shtypi së bashku me presidentin e Portugalisë Marcelo Rebelo de Souza, i cili po viziton Kievin, Zelensky tha: “Ne nuk kemi asgjë të bëjmë me këtë gjendje. Kjo është e sigurt. Por unë mendoj se të gjithë e kuptojnë se kush kalidhje.”
Zelensky nuk dha më shumë hollësi.
Një avion privat me të cilin udhëtonte kreu i grupit Wagner Prigozhin, krahu i djathtë i tij Utkin dhe shtatë persona të tjerë, duke përfshirë 3 nga ekuipazhi, u rrëzua mbrëmjen e djeshme teksa udhëtonte nga Moska drejt Shën Petersburgut. Sipas autoriteteve ruse, të gjithë persona në bord humbën jetën ndërsa pa aksidentit u gjetën edhe trupat e viktimave.
Mediat sociale të lidhura me grupin Wagner deklaruan se avioni i Prigozhin ishte qëlluar me raketë nga mbrojtja ajrore ruse.