Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Krimi ne revansh, Rama koka e tij. Ardi Veliu figura qendrore


Kreu i Rithemelimit të PD-së Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen në protesta të fuqishme kundër qeverisë së Edi Ramës të cilën e quajti kriminale e në bashkëpunim me krimin, drogën, korrupsionin, vrasjen.

Në një bashkëbisedim me gazetarët nga selia blu ai theksoi se në vend kanë ardhur 8500 faqe biseda të krimit me politikën.

Ai tha se prokurorinë e komandon Edi Rama i   cili qeveris me krimin dhe ka ardhur në pushtet prej tij duke përmendur emrin e Ardi Veliut si figurën qendrore të krimit  në Policinë e Shtetit.

“Vetëm Tom Doshi ka marrë 3 mijë tendera. Krimi shndërrohet në votë, vota në krim. Gushti ishte revanshi më i tmerrshëm i një krimi. kanë ardh 8500 faqe biseda të zbardhura. Ato dëshmojë krime të tmerrshme, pazare me kriminelë. 2 prokurorë që kanë kaluar vettingun me para të krimit marrin kriminelët në telefon dhe i japin informacion. Këta janë xhevahirët e prokurorisë. Të gjitha këto i kontrollon një kokë dhe ajo është Edi Rama, i cili erdhi në pushtet me krimin e sot sundon vetëm me krimin. Në Policinë e Shtetit, pozicionet kyçe në përgjithësi janë të zëna nga krimi. Ardi Veliu figura qendrore e krimit në polici. Me dokumente, të sjella nga autoritetet italiane për lidhje me Ndranghetan, e cila i sillte mish derri të zi. Krimi është në revansh, beteja me të është në duart e qytetarëve.” – tha Berisha.