Vendosni fjalën kyçe....

I mituri në Delvinë kafshohet nga një tufë qensh teksa kulloste bagëtinë, pëson plagë të rënda


Të tjera hollësi janë zbardhur lidhur me ngjarjen e djeshme në Delvinë ku i mituri 12-vjeçar u dërgua në spital me plagë të rënda në trup pasi ishte kafshuar nga qentë.

Fëmija Zenel H. nga fshati Rusan ka qenë duke ruajtur delet kur është sulmuar nga 6 qen të një kopeje tjetër.

Ai ka qenë i vetëm duke ruajtur bagëtitë e tij. Pas dërgimit në spital ka dalë se ai ka pësuar dëme të shumta në këmbë, krah e kofshë nga kafshimet e qenve.

Prindërit e tij kanë bërë denoncim në polici për ngjarjen e rëndë ndërsa i ati dhe bariu i tufës tjetër kanë dhënë dëshminë në polici.