Vendosni fjalën kyçe....

Mbërrijnë në vend eshtrat e ish-prefektit të Tiranës Qazim Mulleti, Tafaj: Moment historik për Tironën e Shqipërinë


Kanë mbërritur në Tiranë eshtrat e ish-prefektit të Tiranës Qazim Mulleti. Lajmin e ka dhënë kreu i Shoqatës Tirana përmes një njoftimi në Facebook.

Ai shkruan se kthimi i eshtrave të Mulletit është një çast historik për Tiranën e Shqipërinë.

Eshtrat e ish-prefektit të Tiranës kanë mbërritur përmes Portit të Durrësit e më pas do rivarrosen në Tiranë.

“MOMENT  HISTORIK  PER TIRONEN  DHE  GJITHE SHQIPERINE. Nen kujdesin e familjes se nderuar Mulleti dhe te nje grupi organizator, mberrijne ne Atdhe arkmorti me eshtrat e nacionalistit dhe veprimtarit politik Qazim Bej Mulleti. I lumtur te perjetoj keto çaste historike qe jane frut i perpjekjeve te gjata per  kthimin ne atdhe te eshtrave te nacionalistit,veprimtarit politik,  kontribuesit  te  ndertimit te shtetit modern shqiptar dhe Tiranes bashkekohore, humanistit  dhe burrit te pergjegjesive te medha,Tiranasit fisnik, Qazim Bej Mulleti.” – shkruan Tafaj.