Vendosni fjalën kyçe....

Nga Sterilizimi e inceneratorët, te Kadastra e SPAK-u, Rama jep shpjegimin e tij në bashkëbisedimin me gazetarët


Në një bashkëbisedim më gjatë me gazetarët e publikun pas një mungese të gjatë në këtë format, kryeministri Rama ceku të gjitha çështjet që janë shfaqur së fundi, duke dhënë shpjegimin e tij.

Që në krye të herës ai foli për reformën në drejtësi e drejtësinë e re, që sipas tij ka nisur të japë ftytet e saj.

Ai mbrojti PPP-të e koncesionet e dhëna nga qeveria e tij duke u ndalur veçanërisht te ajo e Sterilizimit dhe inceneratorët e Fierit, Elasanit e Tiranës, të dyja çështje në hetim e për të cilat janë në qeli disa ish-ministra, ish-zv.ministra e zyrtarë të tjerë të administratës.

Për sterilizimmin ai tha se është PPP-ja më e bukur që ka bërë qeveria ndërsa për inceneratorët ai tha se po pastrojnë vendin dhe se do vijojnë punën.

“100 herë të kthehesha mbrapa, 100 herë do të mbështesja këto PPP që kemi bërë. 100 herë. Sepse veprat janë ato që mbeten, ndërkohë që sigurisht problemet e korrupsionit janë të lidhura me ata që kanë gjëra në dorë. E rëndësishme është që sterilizimi është një nga punët më të bukura që ne kemi bërë. Shkoni pyesni mjekët nëpër spitale.” – tha ai për sterilizimin ndërsa për inceneratorët pohoi: “Impianti i Elbasanit funksionojnë dhe është pronë e bashkisë së Elbasanit. Ata që kanë abuzuar nuk e rrëzojnë fare qëllimin e lartë të pastrimit të Shqipërisë nga plehrat që e kishin mbytur deri në fut dhe as rezultatet që janë evidente. Edhe në Tiranë do të vazhdojë të bëhet me para se përndryshe nuk funksionon. Puna për të pastruar Shqipërinë kushton le të hidhen përjetë kushdo. Kushton dhe do të kushtojë gjithmonë e më shumë, jo më pak.”

Më tej kreu i qeverisë u ndal te çështja e Fredi Belerit duke theksuar se drejtësia e re duhet lënë të bëjë detyrën ndërkohë që tha s ndërhyrjet nuk do mbështeten pavarësiosht se nga kush vijnë.

“Nga ana tjetër e dini që keni pasur një situatë të inflamuar për shkak të problemit të drejtësisë me kryebashkiakun e zgjedhur në Himarë. Qëndrimi ynë ka qenë, është dhe do të jetë, që drejtësia e re duhet të bëjë detyrën e saj. Në këtë pikë asgjë nuk është më e rëndësishme se mbrojtja me njëjtën mënyrë të veprimtarisë së sistemit të drejtësisë. Kështu që asnjë lloj interference nga do që të vijë , nuk do gjejë jo përkrahjen, por as mbështetjen tonë.” – pohoi Rama.

Për çështjen e Kadastrës, kryeministri se e gjithë zhurma bëhet nga personat që kanë humbur pushtetin brenda, noterët, sekserët e ata që u quajti ‘buburreca’ brenda institucionit.

“Sa i përket Kadastrës, kjo është një tabelë e të dhënave të Kadastrës. Me blu aplikimet hyrëse, me portokalli përgjigjet. As nuk diskutohet që sistemi funksionon, nxjerr në kohë të dhëna, por jemi në fazën kur sistemi duhet nga njëra anë të mësohet nga ata që e përdorin dhe nga ana tjetër duhet të kapërcejë presionin negativ të atyre që kanë humbur pushtetin mbi Kadastrën, noterë, sekserë, buburreca brenda në Kadastër nuk kanë më pushtet mbi fatin e aplikimit të qytetarëve në Kadastër.” – theksoi Rama.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në disa raste ai përsëriti mbështetjen e tij për SPAK-un duke thënë se kushdo që ka shkelur ligjin duhet të përballet me ligjin. /Hashtag.al