Vendosni fjalën kyçe....

Problemet me shërbimin, ‘One’ njoftim zyrtar për klientët


Kompania e telefonisë celulare ‘One’ ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me problematikat me të cilat janë përballur klientët e saj së fundmi.

Ajo pranon problematikën ndërsa thekson se ekipet e saj kanë punuar maksimalisht  për zgjidhjen e problematikës.

Teksa u kërkon ndjesë klientëve ajo i falënderon për durimin e tyre dhe i nxit që për çdo paqartësi të komunikojnë me shërbimin për klientin.

“I nderuar partner,

Ju njoftojmë se One Albania është përballur në orët e para të mëngjesit me disa vështirësi në rrjet të cilat mund tju kenë afektuar shërbimet e zërit dhe internetit në rrjetin 4G. Duam t’ju sigurojmë se të gjithë ekipet tona kanë qenë plotësisht të angazhuara dhe të përkushtuara për zgjidhjen e problemeve, duke rikthyer shërbimin për të gjithë abonentët e prekur, në kohën më të shpejtë të mundshme. Ju kërkojmë shumë ndjesë për çdo shqetësim që mund të ketë shkaktuar kjo situatë dhe duam të shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt për durimin tuaj. Për çdo pyetje ose sqarim, lutemi mos hezitoni të kontaktoni agjentin tuaj të dedikuar ose ekipin tonë të kujdesit ndaj biznesit në numrin 165. Faleminderit për besimin!” – thuhet në njoftimin e kompanisë.