Vendosni fjalën kyçe....

Rama mbron PPP-në e sterilizimit: Ndër punët më të bukura që kemi bërë


Kryeministri Rama ka mbrojtur të gjitha PPP-të e qeverisë së tij ndërsa shtoi se drejtësia do punën e saj ndaj të gjithë atyre qëkanë shkelur ligjin.

Gjatë një komunikimi me mediat, kreu i qeverisë ai mbrojtësi veçanërisht PPP-në e sterilizimi duke thënë se është ndër punët më të mira që qeveria e tij ka bërë.

Rama përmendi mesazhet që sipas tij i kanë ardhur nga  mjekët që e kanë falënderuar për të duke thënë se ndërmarrja në fjalë ka shërbyer për shndërrimin e mjekësisë.

“100 herë të kthehesha mbrapa, 100 herë do të mbështesja këto PPP që kemi bërë. 100 herë. Sepse veprat janë ato që mbeten, ndërkohë që sigurisht problemet e korrupsionit janë të lidhura me ata që kanë gjëra në dorë, nuk janë të lidhura me ata që s’kanë gjë në dorë. Kur ne kemi bërë reformën në drejtësi dhe kur kam thënë që dua një drejtësi që të godasë majtas, djathtas dhe të ecë vetëm drejt nuk kam bërë propagandë, e kam ditur këtë qe vjen. Nuk e kam ditur kujt do t’i ndodhë, por e kam ditur këtë që vjen. Shumë socialistë të korruptuar? Socialistët janë 1 mln kurse të korruptuarit janë shumë pak, janë asgjë në raport me fuqinë e PS. E rëndësishme është që sterilizimi është një nga punët më të bukura që ne kemi bërë.

Shkoni pyesni mjekët nëpër spitale. Kam marrë mesazhet pa fund nga profesorë, mjekë që ishin të shqetësuar se mos kontrata do të sekuestrohej që s’ishte rasti. Dhe pse? Sepse me atë kontratë dhe me atë transformim ne kemi ndryshuar mjekësinë shqiptare në hallkën më delikate që janë ndërhyrjet në trupin e njerëzve. Nëse në procesin e asaj kontrate individë të caktuar kanë hyrë në gjynah me popullin ose atdheun do paguajnë. Kështu funksionon. Kur ne zgjedhim ne nuk i kalojmë njerëzit në sallën e torturave për të marrë vesh se çfarë bëjnë ata në të ardhmen. Pushteti është një lloj kafshe shumë e egër. Është shumë e vështirë ta mbash të zbutur dhe të mos biesh pre e dhëmbëve të veta. Ka shumë që e mbajnë, ka shumë që nuk e mbajnë”, deklaroi Rama.