Vendosni fjalën kyçe....

AMA u tërheq vëmendjen medieve: Kujdes kur transmetoni shfaqe dhune


Autoriteti i Mediave Audiovizive u ka tëhequr vëmendjen medieve për shfaqjet e dhunës.

Drejtuesja e AMA-s, Armela Krasniqi, thekson se në respekt të dinjitetit të të ekspozuarëve dhe të afërmëve të tyre të evitohet trasënsmetimi i pamjeve të dhunës. 

Deklarata e plotë

Është e rëndësishme që Media të tregojë maturi në shpërndarjen dhe transmetimin e fotove, videove amatore ose pamjeve të dhunës që ngjarje të ndryshme të ditës mund të ofrojnë. Është në respekt të dinjitetit të të ekspozuarve, të ndjeshmërisë së të afërmve të tyre, por edhe të gjithë opinionit publik, siç edhe në respekt të ligjit, që të bëhet evitimi i transmetimit të pamjeve të dhunës ekstreme.  

Ligji “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” është i qartë kur shprehet në nenin 4 të tij për “moslejimin e transmetimeve që nxisin intolerancën ndërmjet shtetasve”, (pika 2/d), si dhe “moslejimin e transmetimeve që nxisin ose justifikojnë dhunën”, (pika 2/dh).  

Kodi i Transmetimit saktëson specifikisht në Seksionin 3 të tij se “Media duhet të tregojë maturi me fotot, videot amatore ose pamjet e katastrofave, aksidenteve ose dhunës, duke respektuar dinjitetin e të ekspozuarve dhe ndjeshmërinë e të afërmve”.  

Përpos kësaj, resptektimi i Etikës dhe profesionalizmit në çdo raportim apo transmetim audioviziv, dhe jo vetëm, veç sa garanton shikueshmëri, audiencë dhe ndjekës më të shumtë në numër për çdo media.