Djordje Petrovic është përforcimi i radhës i Chelseas.
Klubi londinez ka zyrtarizuar këtë të shtunë transferimin e portierit serb nga New England Revolution
Petrovic me Chelsean ka nënshkruar kontratë shtatë-vjeçare.
Në marrëveshje është përfshirë edhe opsioni për të zgjatur bashkëpunimin edhe për një vit më shumë, që i takon klubit për të vendosur në të ardhmen.
23-vjeçari numëron dy paraqitje me përfaqësuesen e Serbisë.