Vendosni fjalën kyçe....

E zë ashensori poshtë, humb jetën tragjikisht 17-vjeçari që punonte si kamarier në Sarandë


Një 17-vjeçar i cili punone si kamarier ka humbur jetën tragjikisht në Sarandë pasi kavoja e ashensorit është shkëputur duke e zënë poshtë.

Adoleshenti me iniciale A.D. punonte në  Club Orange të Sarandës ndërsa ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 1 të mëngjesit.

Në pranga ka përfunduar 43-vjeçari Lulzim Allkushi, i cili ka montuar ashensorin ndërsa pronari Spiro Iljadhi është shpallur në kërkim.

Njoftimi

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale ”Shkelja e rregullave  të mbrojtjes në punë”, shtetasin L.A., 43 vjeç, banues në Sarandë  si dhe shpallën në kërkim shtetasin S.I., 37 vjeç, banues në Sarandë. Arrestimi i 43-vjeçarit dhe shpallja në kërkim e 37-vjeçarit u bë pasi: Rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Nr. 1″, Sarandë, në lokalin në pronësi të shtetasit S. I., është këputur kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë shtetasin A. D., 17 vjeç, (ndihmës/kamarier në këtë lokal).

Për pasojë, 17-vjeçari ka humbur jetën. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 43-vjeçari i arrestuar kishte montuar ashensorin e lokalit ndërsa 37-vjeçari i shpallur në kërkim është pronari i lokalit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes  në punë”.”