Vendosni fjalën kyçe....

Gërryenin në lumin Mat pa leje, arrestohet administratori i firmës, i sekuestrohen mjetet


Policia e Lezhës ka goditur një rast tjetër të  veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve mjedisore.

67-vjeçari, Gjon Kolaj (administrator i firmës), është arrestuar sot, pasi nxirrte paligjshmërisht inerte në shtratin e lumit Mat.

Policia bën me dije se janë sekuestruar tre kamionë dhe një ekskavator.

Operacion i zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Krimeve Ekonomike në DVP Lezhë në bashkëpunim me DRIKMT Lezhë për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve mjedisore.

Gërryenin me mjete të rënda, shtratin e lumit Mat, me qëllim marrjen e kundërligjshme të inerteve, arrestohet 67-vjeçari, Gjon Kolaj, administator i një subjekti, i cili në momentin e kontrolleve nga shërbimet policore i ka kundërshtuar për të mos lejuar kontrollin.

Sekuestrohen 3 kamionë dhe 1 ekskavator duke nxjerrë dhe ngarkuar inerte.

Gjatë ditës së djeshme, u godit edhe një tjetër rast i transportimit me trajlera të materialeve inerte të marra në mënyrë të kundërligjshme, ku u vunë 3 shtetas në pranga ( administratori dhe shoferët)“, njofton policia.