Vendosni fjalën kyçe....

Greqia kërkon kthimin e antikuarëve që u morën nga Britania në shekujt 18 e 19


Greqia ka përsëritur thirrjet për Britaninë të kthejë Mermeret e saj ikonë të Parthenonit që u hoqën nga Athina në shekullin e 19-të, pas lajmit javën e kaluar se Muzeu Britanik kishte pushuar nga puna një punonjës për vjedhjen e mbi 2000 pjesëve të vlefshme dhe shitjen e tyre.

Athina prej sdekadash ka bërë thirrje për kthimin e objekteve të rëndësishme dhe të çmuara historike që u hoqën nga vendet e saj arkeologjike nga koleksionistët britanikë në shekujt 18 dhe 19, më e famshmja, të ashtuquajturat Mermere Elgin, të emërtuara sipas Lordit britanik Elgin që i mori ato nga Akropoli. Britania ka kundëërshtuar të kthejë skulpturat, duke përmendur pengesat ligjore.

“Ne duam t’i themi Muzeut Britanik se ata nuk mund të thonë më se trashëgimia kulturore greke është më e mbrojtur sesa në Greqi”, tha për BBC të mërkurën Despina Koutsoumba, drejtore e Shoqatës së Arkeologëve Grekë.

Ministrja e Kulturës Lina Mendoni ra dakord se vjedhja ‘përforcon kërkesën e përhershme dhe të drejtë të vendit tonë për kthimin dhe ribashkimin përfundimtar të skulpturave’.

Tim Loughton, kryetar i grupit gjithëparlamentar në Muzeun Britanik, u përplas me atë që ai e quajti ‘oportunizëm flagrant’ të grekëve.

“Është jashtëzakonisht e rrallë që gjërat të mungojnë,” i tha ai BBC-së, duke argumentuar se vjedhjet nuk ishin ‘grabitja e Mona Lizës’.

Muzeu pranoi javën e kaluar se një numër i madh artikujsh nga katalogu i tij mungonin, ishin vjedhur ose dëmtuar dhe se kishte pushuar nga puna një kurator të lartë dhe ekspert grek, Peter Higgs, i cili kishte punuar në këtë rol për 30 vjet.

Policia mesa duket ka hetuar vjedhjet por nuk e ka arrestuar, ndërsa muzeu mësohet se po merr masat ligjore.