Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi: Ditën për diell digjet investimi 28 milionë euro i inceneratorit të Elbasanit, SPAK t’i shkojë në fund vjedhjes


Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi, ka reaguar ditën e sotme në lidhje me zjarrin që ka përfshirë fushën e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se po pigjet ditën për diell investimi 28 milionë euro i inceneratorit të Elbasanit, dhe shton se kjo nënkupton djegien e parave të taksapaguesve.

Ai thekson se SPAK duhet t’i shkojë deri në fund vjedhjes së inceneratorëve, si afera më e madhe korruptive dhe mjedisore e shekullit.

Digjet ditën për diell investimi 28 milionë euro i inceneratorit të Elbasanit, ose më saktë digjen paratë tuaja.

SPAK duhet t’i shkojë deri në fund vjedhjes së inceneratorëve, si afera më e madhe korruptive dhe ambientale e shekullit.”-shkruan Këlliçi.