Qeveria spanjolle ka pezulluar përkohësisht presidentin e Federatës së Futbollit, Luis Rubiales, pasi ai refuzoi të tërhiqej vullnetarisht për puthjen e një lojtareje të ekipit kombëtar të dfemrave në finalen e Kupës së Botës, fundjavën e kaluar.
Këshilli i Sportit i qeverisë tha të premten se do dërgonte dy ankesa kundër Rubiales në një Gjykatë të Arbitrazhit, duke lejuar këshillin të pezullojë shefin e futbollit ndërsa çështja është duke u shqyrtuar, tha presidenti i tij, Victor Francos në një konferencë për shtyp.
Nëse gjykata konstaton se Rubiales ka shkelur ligjin spanjoll të sportit – veçanërisht seksionet e tij mbi ‘dinjitetin dhe dekorin’ dhe ‘abuzimet e autoritetit’, mund të vendoset një ndalim nga dy deri në 15 vjet.
Rubiales po përballet gjithashtu me një hetim disiplinor të FIFA-s për sjelljen e tij në finalen e Kupës së Botës për Femra të dielën në Sydney, Australi. Pas fitores 1-0 të Spanjës ndaj Anglisë, Rubiales përqafoi mesfushoren Jenni Hermoso dhe e puthi në buzë.
Fotot dhe videot nga ceremonia e trofeut dhe medaljeve pas ndeshjes treguan shefin e RSFA duke puthur dhe përqafuar shumë lojtarë, por sindikata e lojtarëve kombëtar e ndoqi atë veçanërisht për ndërveprimin e tij me Hermoso, duke deklaruar se ‘veprat si ato që pamë nuk kalojnë pa u ndëshkuar’.
Hermoso tha në mediat sociale se asaj ‘nuk i pëlqeu’ puthja, por më vonë e përshkroi atë në një deklaratë si një ‘gjest të ndërsjellë’ dhe ‘spontan’.
RSFA mbajti mbledhjen e saj mbi incidentin në Madrid të premten, nga i cili Rubiales doli sfidues. Duke e përshkruar puthjen si ‘një goditje nën brez’, ai akuzoi ‘feministët e rremë’ se po përpiqeshin të shkatërronin karrierën e tij.
“A do të më nxjerrë nga këtu në mënyrë konsensuale? Nuk do e jap dorëheqjen. Do luftoj deri në fund”, deklaroi ai në një konferencë për shtyp.
Rubiales ka ndryshuar tonin e tij në puthje disa herë tashmë. Ai fillimisht e minimizoi polemikën, duke i quajtur kritikët e tij ‘idiotë dhe budallenj’. Megjithatë, ai publikoi një deklaratë video të hënën duke e quajtur puthjen ‘diçka për të cilën më vjen keq’.
Ministrja e Barazizë Gjinore Irene Montero përshëndeti vendimin e këshillit për të pezulluar shefin e Federatës.
“Spanja nuk pranon më qëndrime maço ose nuk lejon që gratë të denigrohen”, shkroi Montero. “Çdo sulm ndaj barazisë do gjejë një përgjigje të fortë nga kjo qeveri feministe.”