Vendosni fjalën kyçe....

Shkarkohet nga detyra mjeku i spitalit të Traumës Apostol Vaso: Të dal  të lyp a të sfidoj këdo, qoftë edhe i vetëm…


Mjeku i spitalit të Traumës Apostol Vaso është shkarkuar nga detyra. Njoftimin e ka bërë vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale ku sqaron edhe arsyen.

Siç shkruan vetë Vaso, ai k ‘zero kredite nga Qendra e Edukimit në Vazhdim’ dhe  nuk mund të pajiset me licencë mjeku në vijim.

Në një shënim të gjatë, mjeku i njohur rendit punimet e botimet e tij shkencore në disa nga revistat më të  mira botërore në fushën e mjekësisë, të cilat nuk u interesojnë strukturave që vlerësojnë aftësitë e punonjësve shëndetësorë.

Me jo pa ironi ai shkruan se ose duhet të lypë për të siguruar jetesën, ose të zhduket ose të sfidojë këdo, edhe pse i vetëm.

“Te  dal te lyp, per te siguruar jetesen, te zhdukem.nga syte kemebet, apo te sfidoj kedo, qofte edhe i vetem…?

Qe sot une jam I pushuar nga puna ne Spitalin e Traumes.

Arsyeja eshte, sepse une jam me Zore( 0) kredite nga Qendra e Edukimit ne Vazhdim dhe keshtu qe nuk mund te pasjiem me licence nga Urdheri I Mjekut.

Strukturave te vleresimit te aftesise se punonjesve shendetesor ketu ne Shqiperi nuk ju mjefton puna ime shkencore, madje ata ndjehen te turperuar nga une.

Spitali ndjehet gjithashtu i turperuar nga une, sepse kam prezantuar hypotezen ne Gjermani, ne prezencen e ambasadoreve perkates dhe autoriteteve me te larta shkencore te atij vendi.

Siptali te Traumes I vjen turp prej meje qe jam I nominuar per Cmimin “Radovicka” te Akademise sone te Shkencave.

Spitali te Traumes, Ministria e Shendetesise dhe Fakulteti I Mjeksise ndjehen te turperuar qe punimi yne eshte I ciltuar nga te gjitha revitat e medha te shkences mjeksore mbi 200 citime, nga revistat me  impaktin me te larte,si asnje tjeter ketu ne Shqiperi ?

Qeverise dhe Ministrise tone I vjen turp nga une, qe Komiteti Shkencor I IASP (mbi 60 shkencetar) ne vitenn2010 i ka propozuar te me akordojne titullin Profesor, me Vendim te Keshillit te Ministrave per merita te vecanta ne Mjeksine Boterore.

Qeverise dhe Ministrise perfshi ketu edhe Fakultetin e Mjekesise I vjen turp nga une qe jam spiker I ftuar ne Kongrese Boterore te shkences se Algologjise.

Qeverise, Ministrise, Fakultetit te Mjekesise, Drejtorise dhe kolegeve ndoshta I kam turperuar qe puna  jone vleresohet prej Universiteteve me te rendesishme te botes si nje me IMPAKT REVOLUCIONARIZUES NE SHKENCEN MJEKSORE BOTERORE.

JU LUTEM.MIQ ME KESHILLONI, CFARE DUHET TE BEJ…?

1- TE LARGOHEM NGA SHQIPERIA,SEPSE UNE KAM LICENCE TRAJNUESI NDERKOMBETAR PER DHIMBJEN  ?

2- TE PAGUAJ RRYSHFETE QE TE PERFITOJ LICENCEN MJEKESORE DHE TE VAZHDOJ TE LUTEM TEK NJEREZ, QE DERI ME SOT NUK KANE BERE ASNJE GJE DHE NUK KANE ASNJE LIDHJE ME  MJEKESINE ?

3- TE DAL DHE TE ULEM TEK KRYEMINISTRIA, MINSTRIA E SHENDETESISE, NE FAKULTETIN E MJEKSISE ,APO EDHE PARA DREJTORISE SE SPITELIT TIM, PER TE LYPUR PARA PER TE SIGURUAR JETESEN TIME..?

ME TREGOMI JU LUTEM.”