Vendosni fjalën kyçe....

U kap duke transportuar emigrantë, arrestohet 18-vjeçari në Korçë


Policia e Korçës ka arrestuar një 18-vjeçar, i cili u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, si dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndalur.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Olger Dida, si dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight 18”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin po transportonte, kundrejt pagesës, 4 emigrantë të paligjshëm, kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari, Olger Dida.

Shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohen automjeti dhe një aparat celular.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 18”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi O. D., 18 vjeç.