Vendosni fjalën kyçe....

Vdekja tragjike e 17-vjeçarit në lokalin në Sarandë, ISHMT-i sqaron: Pajisja nuk ishte ashensor

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka reaguar lidhur me tragjedinë e ndodhur në Sarandë, ku humbi jetën kamarieri 17-vjeçar, pasi u raportua se kavoja e ashensorit të lokalit ku punonte u këput duke zënë poshtë.

Sipas ISHMT-së pas verifikimit në vend, doli se pajisja e përshtatur për transport mallrash nuk ishte ashensor e për këtë arsye nuk janë kryer inspektime apo kontrolle pranë lokalit ku ndodhi tragjedia.

Reagimi

“Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme datë 26.08.2023 në subjektin “Orange”, Sarandë, ku një i ri 17-vjeçar humbi jetën, Inspektorati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut pasi ka kryer verifikimet në terren, informon se:

Pajisja e përshtatur për transport mallrash nga subjekti, e cila ka pësuar defekt nuk është ashensor.

Si rrjedhojë, ISHMT nuk ka kryer inspektime apo kontrolle pranë këtij subjekti, bazuar kjo në detyrimin e përputhshmërisë së instalimit të vendosur në shërbim nga personi përgjegjës, pasi nuk është brenda kompetencës ligjore të tij.

ISHMT shpreh keqardhje për aksidentin tragjik dhe i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së të riut.”