Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në fushën e mbledhjes së mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit, Berisha: Suksesi pasi vodhën 28 milionë euro


Ish-kryeministri Berisha ka ironizuar kreun e qeverisë Rama pas një zjarri që ra pasditen e sotme në fushën e depozitimit të mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit.

Ai shkruan se Rama ka vënë në punë inceneratorin e ky është suksesi pasi u vodhën 28 milionë euro.

“Edi Rama vë në përdorim inceneratorin e Elbasanit! Bravo! Suksesi pasi vodhën 28 milionë euro! sb” – shkruan Berisha.

Një zjarr ra në pikën e grumbullimit të mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit. Zjarrfikësit që shkuan me shpejtësi në vendin e ngjarjes bënë të mundur shuarjen e flakëve.