Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se do derdhnin ujërat e zeza në lumin Borsh, pranga shoferit të autobotit, në kërkim pronari


Drejtuesi i një autoboti u arrestua ndërsa pronari i subjektit privat u shpall në kërkim, pasi dyshohet se do derdhnin në  lumin Borsh një autobot me ujëra të zeza.

Sipas policisë, shoferi 40-vjeçar u kap teksa po përpiqej të derdhte në lumë ujërat e zeza, ndërsa ndihmësi i ti u procedua në gjendje të lirë.

Pronari i subjektit që kishte në pronësi autobotin u shpall në kërkim.