Një person është arrestuar në Belsh pasi dyshohet si autor i zjarrvënies që dogji një sipërfaqe pyjore në fshatin Lisaj.
Në pranga ka rënë Kujtim Liçi, i cili sipas policisë dyshohet se ka hedhur një cigare të ndezur duke aktivizuar një vatër zjarri në tokën e tij që më pas është përhapur.
Si pasojë janë djegur 15 hektarë sipërfaqe pylli në fshatin Lisaj dhe sipërfaqe të tjera të mbjella me pemë frutore.