Policia e Sarandës, ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim për plagosjen e një tjetri.
Policia vuri në pranga shtetasin Jani Rraku, 25 vjeç, banues në Kalasë, Delvinë.
25-vjeçari ishte shpallur në kërkim policor për plagosje dhe mbajtje të armëve të ftohta, pasi dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit, të ndodhur në shëtitoren e Sarandës, ky shtetas ka plagosur me thikë shtetasin Erion Xhuvani, 40 vjeç, banues në Sarandë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.