Sot anëtarët e Partisë Demokratike të Rithemelimit e Kukësit kanë votuar për kandidatin e primareve që do zgjidhet për të garuar për bashkinë më 24 shtator, në zgjedhjet e parakohshme pas skandalit seksual të Safet Gjicit.
Procesi i votimit filloi në orën 08:00 dhe përfundoi në orën 18.00
Në garë për tu bërë kandidat për Bashkinë e Kukësit ishin, Ardian Sokol Elezi, Emri Haxhi Vata, Gëzim Beqir Shehu, Uran Rakip Cengu dhe Ylber Haxhi Zeneli