Vendosni fjalën kyçe....

Rama intervistë për Kathimerini: Mitsotakis do jetë gjithmonë mik, po s’duhet të bënte atë që bëri, nuk do sillesha njësoj


Kryeministri Rama tha se homologu i titj grek Mitsotakis ka qenë e do jetë një mik i tij pavarësisht acarimit të fundit për çështjen e Fredi Belerit.

Në një intervistë me median greke Kathimerini përmes videos, kreu i qeverisë tha se të fyhesh personalisht nuk është diçka e mirë megjithatë ai nuk ishte fyer nga anulimi i ftesës ndaj tij nga Mitsotakis në takimin informal që ky i fundit organizoi në Athinë pak ditë më parë.

“Kam mësuar në jetë se të ndihesh i ofenduar personalisht nuk është diçka e mirë. Kur bëhet fjalë për politikën, ajo është një bishë e rrezikshme. Mund të të tërheqë poshtë, jo nuk jam i fyer. Thjesht nuk duhet të bënte atë që bëri. As nuk e imagjinoj që në një situatë të njëjtët të bëja të njëjtën gjë. Miqtë duhet të përballen me njëri-tjetrin, të përpiqen të kuptohen, të flasin. Kyriakos ishte një mik që e pëlqeja dhe akoma është një mik që e pëlqej. Kyriakos do jetë gjithmonë mik.” – tha Rama.

Lidhur me deklaratat e ashpra ndaj Belerit gjatë fushatës, Rama tha se ishte nxitur pas deklaratave të Belerit më herët.

“Pata gjuhë të ashpër për shkak të disa deklaratave që ai bëri. Në fushatë kam thënë gjëra për të cilat nuk ndihem mirë, pasi kjo u lidh me atë që ndodhi. Mësova për arrestimin e tij kur policia ishte në aksion. Telefonova policinë dhe thash çfarë është kjo. Ata më thanë se kemi arrestuar për blerje votash. U thashë më mirë duhet të jeni të sigurt se çfarë po bëni dhe të keni prova.” – tha Rama.

Kreu i qeverisë tha më tej se Beleri është arrestuar për blerje votash dhe se ai si kryeministër nuk mund të ndërhyjë në sistemin e pavarur të drejtësisë.

Rama tha se është krejtësisht e pamundur që Beleri të marrë leje e të dalë nga burgu për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës.

“Bazuar në atë që dimë, ai u arrestua në flagrancë me rrjetin e tij të blerjes së votës. Nuk mundet që një shtet demokratik të ndërhyjë në sistemin e drejtësisë. Të marrë leje për betim, në legjislacionin shqiptare nuk ekziston fuqia e qeveria po kryeministrit që të nxjerrë nga burgu një të parandaluar që të lërë burgun, kjo nuk ekziston. Nga ana tjetër ai, avokatët e tij duhet të kalojnë përmes gjykatës. Nuk ka diçka të tillë që duhet të marrë leje ndërkohë që është në paraburgim, për një krim në flagrancë, ndërkohë që gjykata e ka refuzuar. Në tre nivelet e gjykatës ai nuk u la i lire. Ku hyn qeveria shqiptare në këtë. Këto struktura janë të pavarura nga unë dhe nga qeveria. Ju ftoj që të gjeni një koment personal timin dhe kurrë s’kam komentuar veprimet e këtyre institucioneve të reja. U kam thënë njerëzve të mi, kjo mund të jetë e dhimbshme, kemi ndërtuar një sistem gjyqësor që nuk ka qenë kurrë më parë në Shqipëri.” – tha Rama.