Vendosni fjalën kyçe....

Tre ushtarë amerikanë humbin jetën pas aksidentit ajror në Australi


Një helikopter ushtarak amerikan me 23 marins amerikanë në bord është rrëzuar në brigjet e Australisë, duke lënë të vdekur të paktën tre pjesëtarë të shërbimit dhe të gjithë të tjerët të plagosur, thanë zyrtarët lokalë të dielën.

Në një deklaratë të dielën, Forca Rotacionale Detare-Darwin tha se incidenti përfshinte një helikopter MV-22B Osprey i cili u rrëzua në ishullin Melville në pjesën veriore të vendit rreth orës 9:30 të mëngjesit me kohën lokale.

Përplasja ndodhi gjatë stërvitjes ‘Predators Run’ teksa helikopteri po transportonte trupa gjatë një stërvitjeje rutinë, tha departamenti.

“Tre janë konfirmuar të vdekur, ndërsa pesë të tjerë u transportuan në spitalin Royal Darwin në gjendje të rëndë”, theksoi ai, duke shtuar se hetimi për shkakun e rrëzimit është në vazhdim.