Policia e Shtetit ka arrestuar në flagrancë dy persona të cilët dyshohet se tregtonin lëndë narkotike.
Shtetasit K.F 28-vjeç dhe A.F 24-vjeçe të dy banues në Korçë u ndaluan në lagjen nr.1 të këtij qyteti dhe gjatë kontrollit në makinë iu gjetën dozat e kokainës.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në vazhdën e operacioneve me fokus goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në zona të ndryshme të qarkut, finalizuan operacionin policor të koduar “Night sales 5”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit K. F., 28 vjeç dhe A. F., 24 vjeçe, të dy banues në Korçë.
Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për veprimtarinë kriminale të këtyre 2 shtetasve, në lagjen nr. 1, Korçë, u ndalua automjeti me drejtues 28-vjeçarin dhe ku ishte pasagjere shtetasja A. F.
Nga kontrollet, shtetases A. F. iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje, ndërsa nga verifikimet, rezultoi se shtetasi K. F. lëvizte me automjet, i papajisur me leje drejtimi, dyshohet për të shpërndarë dozat e kokainës.
Dozat e kësaj lënde narkotike, automjeti dhe 1 celular u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.