Personi që ka montuar ashensorin e improvizuar në Orange Club në Sarandë, i arrestuar pas aksidentit tragjik mëngjesin e djeshëm ku humbi jetën kamarieri Antonio Delilaj, ka dhënë dëshminë lidhur me rastin.
Lulzim Allkushi ka pohuar se e ka montuar pajisjen me kërkesë të pronarit 4 vite më parë e që prej asaj kohe nuk i është kërkuar më ta kontrollojë.
“Para 4 vitesh më ka kontaktuar pronari i lokalit Spiro Iliadhi. Më kërkoi që t’i montoja një pajisje si ashensor në mënyrë që të ngjisnin produkte ushqimore nga kati i parë në katin e dytë. Montimi është bërë që para 4 vitesh dhe që prej asaj kohe nuk më është kërkuar që ta kontrolloja.” – ka deklaruar Lulzim Allkushi.
Mëngjesin e djeshëm, 17-vjeçari Delilaj humbi jetën në orët e para të mëngjesit pasi u zu poshtë nga pajisja në formë ashensori që përdorej për transportin e mallrave të lokalit.
Pas inspektimit nga ISHMT-it doli se nuk bëhej fjalë për ashensor e për këtë arsye nuk është kërkua kontrolli e verifikimi i tij.
Në kërkim për ngjarjen është shpallur pronari i lokalit, Spiro Iljadhi,