Kryeministri Edi Rama mbërrin në Slloveni, si pjesë e panelit të liderëve në Forumin Strategjik të Bledit.
Pjesëmarrës në këtë forum janë 8 kryeministra mes tyre edhe Edi Rama, tre presidentë, presidentja e Këshillit të Europës, dhe 14 ministra të punëve të jashtë e të ftuar të nivelit të lartë.
Qeveria sllovene organizatore e forumit thotë se “ i 18 forum strategjik i Bledit synon të ndërtojë qasje të përbashkët mes komuniteteve globale në të ndërtuarin e shoqërive të qëndrueshme bazuar në solidaritet”.