Vendosni fjalën kyçe....

Franca ndalon veshjen islame në shkolla


Nxënëseve në Francë do t’u ndalohet të veshin abaya – një mantel islamik i gjatë – në shkollat ​​shtetërore duke filluar nga shtatori, njoftoi ministri i Arsimit të dielën, duke argumentuar se veshja shkel ligjet për arsimin laik.

“Nuk do jetë më e mundur të veshësh abaya në shkollë”, tha Gabriel Attal për kanalin televiziv TF1.

“Sekularizëm do të thotë liri për të emancipuar veten përmes shkollë” dhe veshja islame në fjalë në mësim minon statusin e shkollës si një strehë laike”, argumentoi ministri.

“Kur hyni në një klasë, nuk duhet të jeni në gjendje të identifikoni fenë e një studenti vetëm duke e parë atë.”

Kjo çështje është debatuar prej kohësh në Francë, mes pretendimeve se abayat e veshura në shkolla shkaktojnë tensione mes mësuesve dhe prindërve.

Një ligj francez i vitit 2004 ndalon veshjet që ‘shfaqin një përkatësi fetare’ në shkolla, të tilla si shamitë islame, kipa hebreje dhe kryqe të mëdhenj.

Ndalimi ka marrë reagime të ndryshme. Eric Ciotti, kreu i partisë konservatore Les Republicains, e përshëndeti masën.

“Ne kemi bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për ndalimin e abayas nga shkollat ​​tona,” shkroi ai në X.

Politikanët e krahut të majtë e kanë kritikuar masën si ‘islamofobike’.

Clementine Autain, një ligjvënës nga partia La France Insoumise, e quajti atë jokushtetuese dhe një shenjë e ‘refuzimit obsesiv të muslimanëve’.