Vendosni fjalën kyçe....

Inceneratorët/ Berisha: Rama dhe Veliaj përgjegjësit kryesorë të zhdukjes së 130 mln eurove të inceneratorit inekzistent të Tiranës


Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot një konferencë për mediat, ku akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor të aferës së inceneratorëve.

Berisha tha se në daljen e tij për mediat, Rama i vlerësoi krimet e inceneratorëve, thjesht si mangësi në ndërtime.

Krahas inceneratorit të Elbasanit, ku Berisha tha se janë vjedhur 28 mln euro, ai akuzoi edhe deputetët socialistë, të cilët janë shprehur gjatë një vizite në qytetin e Fierit, se inceneratori i këtij qyteti është funksional.

Ai vijoi se Rama dhe Veliaj janë përgjegjës kryesorë sepse janë zhdukur 130 mln euro në inceneratorin e Tiranës i cili nuk egziston.

 “Edi Rama në daljen e tij publike faktoi shqiptarëve se ai është autori numër një i vjedhjeve të shekullit, vjedhjes së inceneratorëve dhe vjedhjes me PPP në fushën e shëndetësisë. Të shtunën doli para gazetarëve për veprat penale më të rënda, të djegësve dhe të sterilizimit të sekuestruara si vepra krimi, duke vlerësuar krime të shëmtuara që ka ndodhur me to, thjesht si mangësi në ndërtime. Ai tha,- “Gjëra kanë ndodhur, ka pasur mangësi dhe nevoja, Me mangësi dhe nevoja Rama përpiqet të mbyllë vjedhjen e dhe krimin e shëmtuar me djegësin e Elbasanin ku u vodhën 28 mln euro dhe tani ka ngelur  një rrangallë pa funksion që e dëshmoi djegia e malit të plehrave në Elbasan, ditën kur Rama tha se ai ekziston. Deputetë socialistë mashtruan publikun kur bënë një vizitë në qytetin e Fierit dhe thanë se djegësi funksionon. Edi Rama quajti mangësi dhe nevoja vjedhjen në gjashtë vite në djegësin e Tiranës. Rama dhe Veliaj janë përgjegjës kryesor sepse janë zhdukur 130 mln euro dhe gjurmë të djegësit të Tiranës nuk ekzistojnë”, tha ai.