Vendosni fjalën kyçe....

Kërkesa e PD-së zyrtare ndaj AMA-s/ Alfred Lela: I’u ka kthyer përgjigje gjatë fushatës, nuk detyrojnë dot median se kujt i referohen si kryetar


Gazetari dhe drejtor i Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në PD e Berishës, Alfred Lela, ka reaguar nëpërmjet një statusi në lidhje me kërkesën e Partisë Demokratike (të vulës) që kjo e fundit i është drejtuar AMA-s.

Në kërkesën e PD thuhet se përdorimi dhe keqpërdorimi i emrit të PD-së, të kryetarit dhe të institucioneve të saj nga grupime dhe individë të tjerë me qëllim për të krijuar konfuzion dhe për të çorientuar demokratët, cënojnë rëndë imazhin e PD dhe dëmtojnë interesat e saj.

Lidhur me këtë, gazetari Lela thotë se KQZ dhe AMA i ka kthyer njëherë përgjigje Alibeajt gjatë fushatës, pasi nuk e detyrojnë dot median për refermin e kryetarit.

Lela shkruan më tej se as media as gjykata, as KQZ nuk i jep dot dikujt autoritet politik dhe shoqëror duke akuzuar sëfundi edhe kreun e PD zyrtare Lulzim Bashën se të ashtëquajturën vulë të partisë si aset kombëtar, e ka trajtuar si leckë kombëtare.

 

Statusi:

Me ka shkri ky urdher qe Vula i kerkon AMA ti jape medias. Pse? Sepse, se pari sepse KQZ dhe AMA e ka kthyer nje here pergjigjen Alibeajt gjate fushates: nuk e detyrojme dot median ti referohet si kryetar ketij apo atij. Por , keta me kompleksin e Aleks Xinxes, nuk pyesin.

Se dyti, as media as gjykata, as KQZ nuk i hep dot dikujt autoriter politik dhe shoqeror. Ata mund ti japin Vulen dhe Vulven, por politikisht, mbetesh ne transgjini, pra as parti as OJF. Berisha, me sa duket e ka autoritetin politik per te qene Kryetari dhe PD, pa vule. C’ti bejme?! Autoriteti nuk blihet me para dhe as sigurohet me gjykate. Eshte perpjekje herkuliane per te kryer 12 detyrat ne politike.

Me tej: nuk mund te nxjerresh nje tekst ku thua se PD (Vula) eshte aset kombetar. Sepse ky perfundim lutet per pyetjen: po pse e trajton si lecke kombetare, pse zhdukesh, dukesh, vjen e iken kur xhanin e ke cope per asetin dhe demokratet?!

Pse nuk ishe aty cdo dite, dhe jo me pushime.

Dhe, e fundit, ceshtja eshte ne gjykate.

Mund të jetë një imazh i teksti