Një 19-vjeçar u arrestua nga policia pasi rreth mesnatës përplasi për vdekje një 50-vjeçar në Durrës.
Në pranga ra shtetasi E.Z 19-vjeç për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen e një personi.
Shtetasi I.D ndërroi jetë në spital nga dëmtimet e marra.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. Z., 19 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.
Rreth mesnatës, në lagjen nr. 17, automjeti tip “Benz” që drejtohej nga 19-vjeçari, ka përplasur shtetasin I. D., rreth 50 vjeç (këmbësor), i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, – njofton policia.