Vendosni fjalën kyçe....

Shisnin kanabis në lagjet e Vlorës, arrestohen dy persona, i’u sekuestrohen 140 doza të lëndës narkotike


Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona, pasi u kapën duke shitur doza kanabisi nëpër lagje të qytetit të Vlorës.

Në pranga kanë rënë Gert Kocani dhe Kristo Lipi.

 

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të operacioneve të njëpasnjëshme, të mbështetura në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, me fokus goditjen e rasteve të sigurimit dhe ndarjes në doza, me qëllim shitjen, të lëndëve të ndryshme narkotike, specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë finalizuan operacionin policor të koduar “Parts 19”. Si rezultat i këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit:

-K. L., 37 vjeç, banues në lagjen “24-Maji”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në 132 doza, të gatshme për shitje, si dhe 510 fara të bimës narkotike cannabis sativa;

-G. L., 41 vjeç, banues në Dhërmi, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në 8 doza, me qëllim shitjen;

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.