Vendosni fjalën kyçe....

Eminem kërkesë republikanit Ramaswamy të ndalojë përdorimin e muzikës së tij në fushatë


Reperi amerikan Eminem i ka kërkuar kandidatit presidencial republikan Vivek Ramaswamy , një ish-ekzekutiv multimilioner i bioteknologjisë, që të mos përdorë muzikën e tij gjatë fushatës.

Republikani po shijon një rritje në garën paraprake dhe një video e tij duke repuar së bashku me Eminem’s Lose Yourself, u bë virale këtë muaj.

Në letrën e publikuar të hënën, BMI, një organizatë për të drejtat e performancës, informoi fushatën e Ramasëamy me kërkesën e reperit se nuk do të licencojë më muzikën e Eminem për përdorim nga fushata e Ramaswamy.

“BMI ka marrë një komunikim nga Eminem, i cili kundërshton përdorimin e kompozimit muzikor të tij nga fushata dhe ka kërkuar që BMI të heqë të gjitha veprat e Eminem nga marrëveshja.”