Vendosni fjalën kyçe....

Intervista e Ramës për “Kathimerini”/ Reagon Beleri: Kuptoi që Athina e detyroi të mungonte në foton e madhe të liderëve të Ballkanit Perëndimor


Pas intervistës së pak ditëve më parë të Edi Ramës me gazetarin e medias së njohur greke, “Kathimerini”, ka reaguar nga burgu Fredi Bleri.

Beleri ka arritur në tre përfundime, që sipas tij e kanë detyruar kryemistrin Rama të flasë për herë të katërt pas një heshtjeje 90 ditore.

Së pasri ai thotë se Rama e kuptoi pse Athina e detyroi të mungonte në foton e madhe të liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Së dyti Beleri shton se Rama ka shfaqur pendesë për sulmin publik shpifës dhe abuziv ndaj tij para zgjedhjeve.

Dhe së treti, ai shton se Rama vazhdon të shtrembërojë realitetin dhe të gënjejë.

 

Reagimi i Fredi Belerit:

“Intervista e vetëkërkuar e kryeministrit Edi Rama për KATHIMERINI, dalja e katërt publike e tij për rastin tim në 12 ditët e fundit, kur ndërkohë ai mbajti një heshtje peshku për 90 ditë rresht që nga arrestimi im, më çon në tre përfundime kryesore:

Së pari, filloi të kuptojë, pasi Athina e detyroi të mungonte në foton e madhe të liderëve të Ballkanit Perëndimor, pasojat e veprimeve të tij në procesin e anëtarësimit por edhe pozicionin ndërkombëtar të Shqipërisë në përgjithësi. Asnjëherë nuk është vonë.

Së dyti, vendosi të tregojë pendesë për sulmin publik shpifës dhe abuziv ndaj meje para zgjedhjeve por duke e bërë këtë artificialisht dhe me kujdes për të shkëputur përndjekjen time  nga sulmi i tij dhe për të treguar se është lider autocensurues. Shpresoj që në një të ardhme të afërt të gjejë staturën politike për të bërë mea culpa, por ta nënkuptojë dhe ta vërtetojë në praktikë.

Së treti, ai vazhdon të shtrembërojë realitetin dhe të gënjejë. Shpresoj që ai të ketë rënë viktimë e dezinformimit dhe ta kuptojë herët, përpara se pasojat për Shqipërinë, Bashkinë e Himarës dhe mua personalisht të bëhen të pakthyeshme.

Kërkova nga redaksia e KATHIMERINI që të dielën e ardhshme, më 3 shtator, të pranojë një shkrim timin me rastin e intervistës së Edi Ramës. Nesër të rëndësishmet zoti Rama”.