Deputetja Monika Kryemadhi nëpërmjet një statusi në Facebook, ka reaguar në lidhje me foton e postuar nga ku po zhvillon pushimet bashkë me bashkëshortin e saj Ilir Metën.
Kryemadhi kundërvihet ndaj sulmeve duke thënë se, liqeni mbrapa tyre në foto është i Janinës dhe jo i ishulli i Skiathosit, duke shtuar se nata është e lire, vetëm 118 euro.
Kryemadhi vijon duke i konsideruar sulmet si shpifës mediatikë që vazhdojnë të paguhen me paratë e inceneratorëve prej Edi Ramës.
Statusi:
Për të gjithë ata që ngatërrojnë qëllimisht liqenin e Janinës me ishullin e Skiathosit. Janina është shumë e bukur dhe shumë lirë vetëm 118 euro nata. Kjo foto është përshëndetje nga ana ime për të gjithë korin e shpifësave mediatik që vazhdojnë të paguhen me paratë e inceneratorëve nga Edi Rama