Vendosni fjalën kyçe....

Japonia do ndihmojë ushtarakisht 6 vende


Qeveria japoneze planifikon në vitin fiskal 2024 (përfundon më 31 mars 2025) të ndajë një total prej 5 miliardë jenësh (më shumë se 34.2 milionë dollarë) ndihmë ushtarake për gjashtë vende, Vietnam, Xhibuti, Indonezia, Mongolia, Papua Guinea e Re dhe Filipinet.

Gjithashtu, këto vende pritet të marrin edhe sisteme të komunikimit hapësinor si radarë, anije patrullimi, pajisje për portet ushtarake.

Ndihma do të ndahet me kushte preferenciale dhe shuma e saj do të rritet. Për të koordinuar këtë aktivitet në Ministrinë e Jashtme japoneze është planifikuar krijimi i një grupi të posaçëm prej 10 personash.

Vendet përfituese të ndihmës japoneze kanë një rëndësi të madhe gjeopolitike për Tokion, veçanërisht për sa i përket frenimit të Kinës. Për më tepër, bastioni i Marinës Japoneze ndodhet në Xhibuti.